​Veseli zbulon pllakën përkujtimore të UÇK-së në Bresanë të Sharrit

Prishtinë | 25 Tet 2020 | 17:14 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka zbuluar sot në Bresanë të Sharrit pllakën përkujtimore kushtuar luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Veseli ka thënë se vajzat e djemtë më të shkëlqyer i dolën përballë armikut sa herë që atdheu ishte në rrezik dhe kështu ndodhi edhe në Bresanë të Sharrit 21 vjet më parë.

”Ashtu ishte edhe gjatë luftës tonë çlirimtare, kur rreshtat e njësiteve të UÇK-së, anë e kënd vendit, morën rrugën e pakthyeshme për liri. Bresana më 1999, ishte shndërruar në fortesë lirie, ku 60 çlirimtarë u gjenden në shumë fronte dhe vijë të parë të luftimeve. Pllaka që nderon të gjithë pjesëtarët e UÇK-së, në Bresanë të Sharrit. Lavdi e përjetshme për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e Kombit”, shkruan Veseli në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme