​Vetëm 17 vaksina anti-Covid janë dhënë brenda 24 orëve

Prishtinë | 03 Sht 2022 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Numri i personave që po vaksinohen me dozën e katër vazhdon të jetë i vogël. Që nga lejimi i kësaj doze janë dhënë mbi 1700 doza, e vetëm në 24 orët e fundit janë dhënë 17.

Ndërkohë, dje ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi ka miratuar rekomandimin e Komitetit për imunizimin e popullatës me vaksinën kundër COVID-19, sipas të cilit vendim lejohet vaksinimi me dozën e katërt për të gjithë personat e grup-moshës mbi 50 vjeçare (të paktën 4 muaj pas marrjes së dozës së tretë), personat me sëmundje kronike dhe imunitet të dobësuar të moshës mbi 5 vjeçare (të paktën 4 muaj pas marrjes së dozës së tretë), si dhe për profesionistët shëndetësorë, pa dallim moshe.

Të ngjashme