1 133 lule mbillen në oborrin e Kuvendit në përkujtim të fëmijëve të vrarë gjatë luftës

Prishtinë | 12 Qer 2020 | 12:00 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në oborrin e Kuvendit të Kosovës janë mbjell 1 133 lule në shenjë kujtimi për fëmijët e vrarë gjatë luftës së fundit, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani tha se kujtimi për 1 133 fëmijët e vrarë do të jetë i përhershëm.

“Janë mbjell në kujtim të 1133 fëmijëve të vrarë luleve të Kosovës që u këputen pa u çelur mirë”.

“Këtu i kemi 1133 lule që do t’i mbjellim bashkë me deputetët e pranishëm në kujtim të përhershëm të secilit prej tyre”, u shpreh Osmani.

Kosova sot shënon 21-vjetorin e hyrjes ushtarake të NATO-s, përkatësisht trupave shumëkombëshe të KFOR-it. Kjo ditë shënohet edhe si Dita e Lirisë apo Çlirimit të Kosovës.

Të ngjashme