1 mijë e 163 pacientë janë hospitalizuar në Spitalin e Gjakovës brenda muajit nëntor

Prishtinë | 04 Dhj 2021 | 16:05 | Nga Ekonomia Online

Spitali i Gjakovës bërë të ditur se gjatë muajit nëntor janë hospitalizuar 1 mijë 163 pacientë dhe janë kryer 191 operacione.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ata kanë bërë të ditur se gjatë këtij muaji kanë lindur 67 vajza dhe 61 djem, përcjell Klankosova.tv.

Ndërkaq, sa i përket shërbimeve ambulatore janë kryer 8mijë 382 vizita mjekësore, 187 shërbime të CT-së, 1 mijë e 330 shërbime në Ro-Kabinet dhe 233 shërbime në Njësinë e Mjekësisë Fizikale.

Tutje, në këtë raport bëhet e ditur se numri i pacientëve që kanë marrë shërbime në Laborator ka qenë 2 mijë 563 si dhe në repartin e Hemodializës janë kryer gjithsejtë 739 dializa.

Të ngjashme