1 muaj paraburgim ndaj 3 persona për afro 3.5 kilogramë drogë në “Qafë Prush”

Prishtinë | 04 Tet 2022 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Gjakovë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji tre të pandehurve të cilët kanë kryer veprën penale të blerjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve.

Sipas policisë, tre të pandehurit në pikën kufitare në “Qafë Prush”, duke vepruar në bashkëkryerje kanë poseduar substancë 3.45 kilogramë të llojit Marihuanë.

“Gjykata, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të pandehurve, pasi caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale”, thuhet në njoftimin e gjykatës, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, në njoftim bëhet e ditur se palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi.

Të ngjashme