1 muaj paraburgim ndaj shtatë të dyshuarve në rastin “Brezovica”

Prishtinë | 23 Sht 2022 | 17:06 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Ferizaj njofton se ua kanë caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji shtatë të dyshuarve nga aksioni “Brezovica 6”, i cili u zhvillua të mërkurën në 11 lokacione.

Sipas Gjykatës, të pandehurit kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit”, “Fajdeja” dhe “Ushtrimi i ndikimit”.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë:

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve si vijon:

B.L., i dyshuar për shkak të veprës penale ushtrimi i ndikimit nga neni 431 paragrafi 1 të KPRK-së.

SH.SH., dhe S.S.1, të dyshuar për shkak të veprave penale në bashkëkryerje keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së; falsifikimi i dokumenteve zyrtare nga neni 434 paragrafi 1 të KPRK-së; gjithashtu, SH.SH., i dyshuar për shkak të veprave penale në marrja e ryshfetit nga neni 428 paragrafi 2të KPRK-së; keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe autoritetit nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së.

G.B, dhe A.Ç., të dyshuar për shkak të veprës penale marrja e ryshfetit nga neni 428 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Të ngjashme