10.630 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Prishtinë | 14 Mar 2021 | 08:38 | Nga Ekonomia Online

Mbi 351 mijë e 500 persona të dyshimtë janë testuar deri më sot për 13 muaj nga autoritetet dhe pozitiv me virusin SARS-COV-2 kanë rezultuar 76.688 persona.

Prej tyre, 1.696 persona nuk ia dolën, ndërsa IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 64.362.

Aktualisht në vend janë 10.630 raste aktive me COVID-19.

Në Shqipëri, sipas të dhënave të prezantuara nga autoritetet, janë kryer 507,956 testime dhe 116,821 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Numri i personave që kanë humbur jetën është 2030, ndërsa i atyre që janë të shëruar 79,821.

Aktualisht në Shqipëri janë 34,970 raste aktive me COVID-19.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme