10 fotografë fituan çmime në “Colours of Albanians 2022”, synohet të jetë i parvjetshëm bashkëpunimi me Shqipërinë

Prishtinë | 17 Shk 2022 | 15:35 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me ndarjen e 10 çmimeve fituese, është përmbyllur konkursi për fotografi “Colours of Albanians 2022”, bashkë-organizim i MPJD-së dhe Ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, raporton Ekonomia Online.

Aty u tha se ky aktivitet synon të bëhet i parvjetshëm, në të cilën do të zgjerohet edhe numri i çmimeve.

Ministri i Kulturës, Harjulla Çeku, tha se arti në përgjithësi ka tipare të rëndësishme të identitetit tonë historik.

“Besoj përmes artit shënon tipare të rëndësishme të historisë së identitetit tonë. Diçka që ka filluar në Shqipëri dhe po bëhet si e përbashkët. Po ndodh me shpalljen e fotografive më të mira. Ju uroj ditën e pavarësisë”, tha Çeku.

E zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Liza Gashi, tha se në këtë konkurs kanë qenë 500 fotografi.

“Është nder të ndajmë këtë konkurs të përbashkët por nuk do të jetë i fundit. Synojmë të ofrojmë komunitetin tonë përmes peizazheve. Kemi mbledhur mbi 500 fotografi. Duhet të gjejmë alternativa të ndryshme. Kemi pasur numër të madh të sportistëve e artistëve që kanë aplikuar”, tha ajo.

Megi Fino, Zëvendësministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, tha se risia e këtij konkursi është bashkëpunimi me Kosovën. për këtë, Fino tha se

“Është kënaqësi të jem në përmbylljen e këtij konkursi. Risia e këtij konkursi ëhstë bashkëpunimi me Kosovën. Tregon se edhe pas kohërave të vështira ngjyrat e Shqipërisë dhe Kosovën nuk u shuan. Në çdo foto secila pjesë na paraqet rigjallërimin. Një ndër urat lidhëse janë ambasadorët. Të gjithë ata persona që morën pjesë dërguan foto. Për një sërë vendesh ju keni lobuar. Gjuha e artit është ajo që na ka bashkuar sot. Jam e lumtur për bashkëpunimin ndërmjet dy ministrive nga i cili na u tregua se kemi njerëz të mirë në shpirt”, tha ajo.

E njëri nga 10-të fituesit e këtij çmimi, Enis Abdullahu, ka falënderuar jurinë për përzgjedhjen e fotografisë së tij.

Të ngjashme