10 mijë faqe dokumente dhe prova për krimet e Serbisë, do të dorëzohen para drejtësisë

Prishtinë | 09 Dhj 2019 | 11:03 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Punëve të Jashtme po thonë se gjatë këtij mandati e kanë pasur synim kryesor dëshminë e krimeve të luftës të kryera nga Serbia, derisa shtojnë se kanë material rreth 10 mijë faqe dokumente që ende nuk janë trajtuar nga drejtësia ndërkombëtare.

Këshilltari i ministrit të Punëve të Jashtme në detyrë, Jetlir Zyberaj ka shkruar në Facebook se me këto dokumente synohen që kriminelët e luftës të vihen para drejtësisë.

“Për shkak se ata dështuan ne duhet të vazhdojmë dhe të ndjekim kriminelët e luftës”, thotë ai.

Ai ka thënë se gjatë ditëve në vijim, do të kenë një takim me Prokurorin Special të Kosovës, të cilit do të ia dorëzojnë këto dokumente.

“Në ditët në vijim, gjatë një takimi me Prokurorin Special të Kosovës, këto dokumente dhe prova do të dorëzohen me qëllim sjelljen e kriminelëve serb të luftës para drejtësisë. Duke i kuptuar edhe limitet qe ka sistemi ynë i drejtësisë, bashkë me prokurorinë do të gjejmë zgjidhjen e drejtë që kriminelët të nxierren para ligjit. Në një kohë kur ata që mbështesin Millosheviçin marrin çmimin Nobel dhe mohimi i masakrave dhe akteve gjenocidale të kryera nga Serbia konsiderohen si normalitet, ne duhet të flasim dhe të ri-kujtojmë botën për atë që ndodhi në Kosovë”, ka thënë Zyberaj.

Të ngjashme