10 persona të lënduar pas një aksidenti në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Prishtinë | 04 Nën 2021 | 12:44 | Nga Ekonomia Online

10 persona janë lënduar, gjashtë prej të cilëve janë të mitur, pas një aksidenti që ka ndodhur të mërkurën në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.

Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave me targa vendore. Dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar, drejtues i njërës nga veturat është kyçur në mënyrë të pa sigurt.

Të lënduarit pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar për në shtëpi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme