100 euro dënim për përdorim të fishekzjarrëve në Drenas

Prishtinë | 18 Dhj 2018 | 12:35 | Nga Ekonomia Online

Pasi që jemi në prag të festave të fund vitit dhe produktet piroteknike/fishekzjarrët janë në sasi të madhe në treg dhe ne duar të konsumatorëve, Drejtoria e Inspeksionit nw Komunwn e Drenasit, ka kërkuar nga subjektet afariste që zhvillojnë veprimtari të tregtisë, të ndalojnë shitjen e produkteve piroteknike/fishekzjarrëve nga personat e paautorizuar dhe të palicencuar për shitjen e tyre si dhe të miturve nën moshën 18 vjeçare.

Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ka marr vendim që të ndalohet ndezja e fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike gjatë festave të fund vitit në hapësirat publike dhe zona të banuara, përjashtimisht datës së 31.12.2018 nga ora 23:00-00:30, 01.01.2019.

Personat që veprojnë në kundërshtim me këtë vendim do të gjobiten në shumën në shumë prej 100 euro.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme