100 mijë € investohen në Istog, Banja bëhet me Qendër Rinore e Vrella me palestër sportive

Istog | 25 Shk 2019 | 15:46 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në fshatin Banjë të Komunës së Istogut është përuruar Qendra Rinore, ndërsa fshati Vrellë është bërë me sallë sportive, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tha se këto investime kapin shifrën prej 100 mijë euro. Ai u zotua se ky objekt do të pajiset me inventar nga MKRS-ja.

“Për mua është kënaqësi që të jem në këtë ceremoni përurimi të Qendrës Rinore dhe Kulturore në Banjë të Istogut. Kap shifrën rreth 100 mijë euro, një investim i MKRS-së, kurse i siguruar toka dhe hapësira nga komuna e Istogut. Gjatë këtij përurimi, u zotuam se do ta pajisim me inventar të nevojshëm në mënyrë që të jetë tërësisht funksional, në shërbim të të rinjve, të qytetarëve dhe të banorëve por edhe të gjithë Istogut”, tha Gashi.

Gashi tha se është i fokusuar që të u krijohet hapësirë gjithë banorëve të Istogut. Sipas tij, duhet t’i  epet mundësi të rinjve për të kryer aktivitete kulturore e sportive, ku një ndër to është edhe salla sportive në Vrellë që pritet të përfundoj brenda këtij viti.

“Salla sportive në Vrellë është zotim i yni ta përmbyllim brenda këtij viti”, tha ai.

Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, tha se ndjehet mirë nga vizita e ministrit me të cilën bisedoi për bashkëpunim të mëtutjeshëm.

“Biseduam për çështjet e shumë projekteve që Istogu ka në realizim e sipër, jam i bindur që hasëm në mirëkuptim u dhanë premtime të dyanshme që ky bashkëpunim të vazhdoj me qëllim të mirë dhe të realizohet palestra e sportit të realizohet brenda fazës”, tha Rugova.

Ai tha se kjo qendër pas përurimit pret që edhe të pajiset dhe të jepet ndihma nga ana e ministrisë.

“Ky projekt u përurua, premtimi është edhe të pajiset nga ministria dhe do të vazhdojmë punimet në palestrën në Vrellë është kërkesë për stadiumin e futbollit, komuna ka një buxhet rreth 130 mijë euro dhe pjesa tjetër besoj se do përkrahet nga qeveria dhe qëllimi është që brenda mundësive që ka ministria dhe komuna dhe do ketë bashkëpunim të mirëfilltë dhe rezultati nuk do të mungoj”, shtoi ai.

Të ngjashme