100 raste aktive me Coronavirus në Lipjan, kërkohet respektim i masave mbrojtëse

Prishtinë | 13 Kor 2020 | 12:01 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditëve të fundit është rritur shumë numri i rasteve me COVID-19 në komunën e Lipjanit. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK), në këtë komunë janë rreth 100 raste aktive.

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, përmes një postimi në Facebook ka thënë se gjendja me COVID-19 në këtë komunë është serioze.

“Javën e fundit kemi shumë qytetarë të identifikuar me COVID-19 si pasojë e moskujdesit të të gjithëve. Kërkohet shumë më tepër kujdes dhe përmbajtje të rekomandimeve të IKSHPK-së, bartja e maskave dhe mbajtja e distancës janë masa mbrojtëse që duhet t’i aplikojmë të gjithë”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka kërkuar nga qytetarët që t’u përmbahen rekomandimeve, pasi që virusi po merr jetët e njerëzve gjithnjë e më shumë.

“Mos e nënçmoni, mos e injoroni faktin e rrezikut nga ky virus. Në Komunën tonë tash më janë shënuar dy raste të vdekjes si pasojë e infektimit me COVID-19. Me këtë rast shprehim ngushëllime familjarëve që humbën më të dashurit e tyre dhe lutemi për shërim sa më të shpejtë të gjithë të identifikuarve me COVID-19”, ka shkruar Ahmeti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme