100 vëzhgues nga BE-ja në zgjedhjet parlamentare në Kosovë

Prishtinë | 17 Maj 2017 | 17:59 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Të shtunën 100 vëzhgues të BE-së do të zbarkojnë në Kosovë të cilët edhe do të vëzhgojnë zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit, raporton Ekonomia Online.

Kështu bëri të ditur kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, duke theksuar se këtë konfirmim e ka marrë nga shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natailya Apostolova.

“Nga Aposollova sot mora konfirmimin se të shtunën 100 vëzhgues të BE-së do të zbarkojnë në Kosovë”, ka thëne ajo.

Betim Gjoshi anëtar i KQZ-së tha se e gëzon fakti që BE-ja ka shprehur gatishmëri për vëzhgim të zgjedhjeve, duke mbështetur memorandumin e nënshkruar me BE-në.

“Të gjeturat e tij na mundësojnë që t’i përmirësojmë ngecjet që mund t’i ketë procesi zgjedhor”, ka thënë ai.

Anëtarët e KQZ-së theksuan rëndësinë e procesit të vëzhgimit të zgjedhjeve, që do të ndikonte në integritetin dhe rritjen e besueshmërisë në procesin zgjedhor.

Në këtë mbledhje, Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së bëri të ditur aktivitetet që janë duke u ndërmarrë në përgatitjen e Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 11 qershor. Halimi njoftoi KQZ-në se aktualisht është duke u zhvilluar procesi i krijimit të Listës Votuese e cila bazohet në ekstraktin e Regjistrit Qendror Civil.

Në vazhdim të mbledhjes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi Planin e Sigurisë për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Po ashtu, KQZ miratoi emërimin e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në 38 komunat e Kosovës.

 

Lexo më shumë:

Të ngjashme