107 studentë të Arkitekturës prezantuan hulumtimet e tyre nga terreni

Prishtinë | 12 Kor 2016 | 12:35 | Nga

Studentët e vitit të parë të Fakultetit të Arkitekturës kanë prezantuar hulumtimet e tyre në lëndën e Projektimit Arkitektonik 2 tek profesori Lulzim Beqiri dhe asistentet Mimoza Sylejmani, Rineta Jashari dhe Safete Veliu.

Studentët kanë bërë hulumtimet në tërë territorin e Kosovës, duke analizuar objektet e banimit, objektet hoteliere dhe administrative etj.
Tipat e objekteve që janë analizuar janë:
– Objektet kolektive (Prishtinë, Pejë, Ferizaj, Prizren, Mitrovicë etj)
– Hotelet (Swiss Diamond, AFA, Dukagjini, Golden, Lybeteni, Sharri etj)
– Shtëpitë për të moshuar (Prishtinë, Gurrakoc – Istog)
– Konviktet (Prishtinë, Gjilan, Prizren)
– Objektet administrative (objektet e komunave – Kacanik, Vushtrri, Mitrovicë, Istog, Lipjan, Pejë; objektet e gjykatave, administratat e kompanive private, objektet e ministrive etj)

Numri i studenteve pjesëmarrës ka qenë 107 studentë – hulumtime dhe prezantime individuale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme