Më 11 janar protestë gjithëpopullore për lirimin e Ramush Haradinaj

Prishtinë | 10 Jan 2017 | 08:25 | Nga

Arrestimi i ish-kryeminstrit dhe kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj në Francë ka shkaktuar shumë protesta, madje të tilla ka pasur edhe në vende të ndryshme jashtë Kosovës.

Protesta e radhës do të mbahet më 11 janar dhe do të jetë gjithëpopullore ku do të kërkohet lirimi i Haradinaj.

Motoja e kësaj proteste do të jetë “Haradinaj është Kosova”, si dhe  “Kundër fyerjes dhe padrejtësisë” dhe do të mbahet në qytetet Prizren, Gjilan, Pejë, Mitrovicë, Gjakovë dhe Ferizaj  me fillim nga ora 11:55.

Ramush Haradinaj është ndaluar nga policia franceze disa ditë më parë bazuar në një fletë-arrest të Serbisë të vitit 2014.

auto_protaa1483990458

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme