11 komunat në Kosovë që po e mposhtin Coronavirusin

Prishtinë | 09 Qer 2020 | 10:59 | Nga Ekonomia Online

Në vendin tonë deri tani janë shënuar gjithsej 1 mijë e 263 raste me Coronavirus, por 11 komuna të Kosovës nuk kanë asnjë rast aktiv.

Derisa Vushtrria, Prizreni, Fushë Kosova e Prishtina po rrezikohen nga shpërthimi i vatrës së Coronavirusit, qytetet si Vitia, Shtime, Gjakovë, Lipjan, Istog, Kaçanik, Han i Elezit, Klinë, Dragash, Deçan dhe Drenas nuk kanë asnjë rast aktiv.

Derisa, nga Shtime, Istog dhe Dragash ka pasur nga një rast vdekjeje nga koronavirusi.

Në Kosovë deri sot janë testuar 16 mijë e 905 persona të dyshimtë për Coronavirus, prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.263 raste, me gjithsej 31 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme