11 të vdekur dhe 154 raste të reja nga Coronavirusi gjatë 24 orëve të fundit

Prishtinë | 26 Pri 2021 | 15:06 | Nga Ekonomia Online

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 11 persona nga koronavirusi ndërsa kanë rezultuar pozitivë 154 të tjerë.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 3 raste (92, 80, 66 vjeç), Gjakovë 2 raste (76, 72 vjeç), Mitrovicë 2 raste (83, 70 vjeç), Drenas 1 rast (72 vjeç), Pejë 1 rast (81 vjeç), Prishtinë 1 rast (73 vjeç), Suharekë 1 rast (72 vjeç).

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se nga 1.559 testime, janë shëruar 545 pacientë.

Numri total i rasteve pozitive është 104.196 raste nga 522.303 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.140 raste të vdekjes.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 91.972 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.084.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme