11 të vdekur nga Coronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë

Prishtinë | 09 Dhj 2020 | 15:05 | Nga Ekonomia Online

11 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Kosovë, teksa janë regjistruar edhe 561 raste të reja nga testimi i 1357 mostrave.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar të mërkurën se janë shëruar edhe 884 persona.

Në vend janë edhe 12 mijë e 253 raste aktive.

11 rastet e vdekjes nga COVID-19 në 24 orët e fundit janë nga Gjilani tri raste, Gjakova dy raste ndërsa nga një rast të vdekjes kanë regjistruar Prishtina, Rahoveci, Peja, Prizreni, Suhareka e Obiliqi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme