11-vjetori i Pavarësisë e gjen monumentin “Newborn” me pamje të re

Prishtinë | 14 Shk 2019 | 18:13 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Monumenti “Newborn” edhe këtë vit do të marrë një pamje tjetër, shkruan Ekonomia Online.

Si çdo përvjetor të Pavarësisë së Kosovës, obelisku “Newborn” në 11-vjetorin e shtetësisë do të duket më ndryshe.

Të enjten është sjellë shkronja “B” e cila i kishte munguar obeliskut “Newborn”.

Këtë e ka bërë të ditur për Ekonomia Online edhe autori i “New born”, Fisnik Ismaili.

Ai tha se të premten do të fillojnë ngjyrosjet e monumentit që simbolizon Pavarësinë e Kosovës.

“Sot është sjellë vetëm shkronja “B”, nesër pritet të fillon ngjyrosja”, ka thënë Ismaili përmes telefonit.

Më herët, Ismaili u ka bërë thirrje edhe qytetarëve që të kontribuojnë tek simboli i Pavarësisë, duke dërguar vizatime për ta bërë monumentin “Newborn” të duket edhe më bukur.

“Nëse je entuziast dhe ke stil të veçantë me vizatue doodles, ose e njeh dikë, edhe kishe pasë qef me kotribue në monumentin NEWBORN, na duhesh sot, për me i vizatue në letër. Shkruaji Albiana Ajeti Turbedar në inbox edhe hajde bëjmë diçka të bukur sivjet”, ka shkruar Ismaili.

Monumenti “Newborn” u vendos në qendër të Prishtinës me 17 shkurt 2008, në ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Ai simbolizon lindjen e një shteti të ri, siç është Kosova.

Të ngjashme