114 pacientë me Coronavirus janë duke u trajtuar nëpër spitale

Prishtinë | 07 Gus 2021 | 12:10 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se janë 114 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme, 83 të konfirmuar Covid-19 pozitivë dhe 75 me oksigjeno-terapi.

ShSKUK në komunikatën e bërë për media thotë se, në QKUK janë 75 pacientë të shtrirë, 40 prej tyre Covid-19 pozitivë, 53 me oksigjeno-terapi.

– Klinika Infektive, 40 pacientë
– Klinika e Pulmologjisë, 33 pacientë

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 39 pacientë, 33 prej tyre Covid-19 pozitivë, 22 me oksigjeno-terapi.

– Spitali i Prizrenit, 7 pacientë
– Spitali i Gjakovës, 8 pacientë
– Spitali i Pejës, 11 pacientë
– Spitali i Gjilanit, 8 pacientë
– Spitali i Mitrovicës, 4 pacientë
– Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka përsëritur thirrjen për vaksinimin e qytetarëve kundër coronavirusit.

IKSHPK thotë se vaksinimi është metoda më e mirë, më e lirë dhe me efikase në luftë kundër COVID-19, transmeton Telegrafi.

“Qytetarë të dashur! Ju lutemi vaksinohuni. Vaksinimi kundër COVID-19 shpëton jetë! Vaksinimi është metoda më e mirë, më e lirë dhe me efikase në luftë kundër COVID-19.Vaksinimi zgjon mbrojtjen natyrore të trupit tonë për të krijuar rezistencë ndaj infeksioneve specifike dhe e fuqizon sistemin imunitar. Vaksinimi parandalon vdekjet dhe komplikimet e rënda, të cilat kërkojnë shtrirjen e pacientit në spital”, thotë IKSHPK.

Të ngjashme