12 mijë raste me Covid-19 janë ende aktive

Prishtinë | 19 Nën 2020 | 08:10 | Nga Ekonomia Online

Në Kosovë është duke vazhduar rritja e numrit të rasteve me coronavirus.

Deri më tani në vend janë konfirmuar 31 mijë e 215 raste nga 123 mijë e 976 persona të dyshimtë në në virusin SARS-CoV-2.

Nga ky virus kanë humbur jetën 860 persona, kurse janë shëruar 18 mijë e 347 të tjerë. Rastet aktive në vend mbeten 12 mijë e 008.

Vetëm dje në vendin tonë janë shënuar 720 raste të reja me coronavirus, ndërkaq 11 ka qenë numri i vdekjeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme