12 pacientë me Covid-19 në Spitalin e Pejës në gjendje të rëndë

Prishtinë | 11 Shk 2021 | 08:56 | Nga Ekonomia Online

65 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës.

Nga ta 52 janë në oksigjenoterapi, ndërsa 12 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“65 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 52 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 2 pacientë janë shëruar”, kanë njoftuar nga spitali.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 206pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 17 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme