12 policë me COVID-19 në gjendje të rëndë shëndetësore

Prishtinë | 24 Gus 2020 | 18:00 | Nga Ekonomia Online

12 zyrtarë policor janë të shtrirë së spital, shumica prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në këtë institucion janë gjithësej199 policë të infektuar më COVID-19.

“Aktualisht i kemi 199 zyrtarët policor të infektuar, prej tyre 187 janë në shtëpi duke marrë shërim dhe 12 janë në spital, disa prej tyre fatkeqësisht në gjende të rënd. Deri sot i kemi shtatë raste që kanë humbur jetën, ndërsa si rezultat i këtyre kontakteve me këta zyrtarë i kemi 447 zyrtarë në vetë izolim. Numri total i vetë izoluarave e është 1705, ndërsa 293 janë shëruar”, ka përfunduar Ahmeti.

E gjatë kryerjes së detyrës, nuk ishin të pakta rastet kur policët hasën në rezistencë nga qytetarët, madje duke ua rrezikuar edhe jetën.

Një i tillë ndodhi edhe me 14 gusht, kur dy zyrtarë policorë hasën në rezistencë nga dy qytetarët në Ferizaj.

Ata nuk pranuan t’i respektojnë vendimet e institucioneve shtetërore për COVID-19 duke u konfrontuar me dy policë.

Kjo i ka shqetësuar zyrtarët e lartë të Policisë së Kosovës.

Sipas Drejtorit të Departamentit për Operacione në Policinë e Kosovës, Afrim Ahmeti në këtë rast, zyrtarët policorë kishin të drejtë t’i përdornin edhe armët për vetëmbrojtje.

“Polici i ka autorizimet për me i përdorë pajisjet nëse rrezikohet jeta e tij apo qytetarëve të tjerë, në rastin konkret ka qenë jashtëzakonisht e rrezikuar jeta e zyrtarëve policorë dhe ka mundur shumë lehtë me ardh deri te përdorimi i armës, të gjitha kushtet janë plotësor për me u përdorë edhe arma e zjarrit. Apelojmë te qytetarët që t’i binden urdhëratave të policëve”, tha Ahmeti.

Megjithatë numri i rasteve të sulmeve ndaj zyrtarëve policorë ka rënë në krahasim me vitet e kaluara.

“Viti 2018 që kanë qenë 180 raste, ndërsa në vitin 2019, 139 raste. Do të thotë vërehet një rënie të rasteve. Gjithashtu, në krahasimin me vitin 2019-20, janar-gusht edhe pse gushti ende nuk ka përfunduar kemi pas 80 raste, ndërsa në 2020 75 raste ose një rënie për 6 përqind”, potencoi Ahmeti.

Të ngjashme