12 raste aktive me Covid-19 në Prishtinë

Prishtinë | 26 Qer 2021 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës aktualisht ka 12 raste aktive me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur të shtunën se kryeqyteti i Kosovës radhitet i shtati për nga numri i rasteve aktive me koronavirus.

Aktualisht me raste aktive prijnë, Gjilani me 36, Mitrovica me 28 dhe Prizreni me 19.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë ka vdekur një person e janë shënuar 11 raste të reja pozitive me COVID-19.

Numri i rasteve aktive në nivel vendi është 170.

Të ngjashme