120 qytetarë kthehen nga Turqia

Prishtinë | 21 Pri 2020 | 21:22 | Nga Ekonomia Online

120 qytetarë janë kthyer nga Turqia në Kosovë me transport të organizuar, për shkak të masave të Qeverisë ndaj koronavirusit.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri në detyrë i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku. Ai ka thënë se shumica e të kthyerve sonte ishin në trajtim shërues jashtë vendit. Ai ka bërë të ditur se të mërkurën do të kthehen edhe 12 shtetas kosovarë nga Çekia e Polonia.

“Dje kthyem 76 qytetarë nga Zvicra. Në këto orë sapo i kthyem edhe 120 të tjerë nga Turqia. Nesër i kthejmë edhe 12 shtetas nga Çekia e Polonia. Shumica e të kthyerve sonte ishin në trajtim shërues jashtë vendit. Gjendja e tyre shëndetësore ishte alarm për gjithkë. Kthimi, ndërsa, është lehtësim i madh për të gjithë ne. Mirë se vini në shtëpi”, ka shkruar ai.

Të ngjashme