123 raste aktive me Covid-19 në Malishevë

Prishtinë | 28 Jan 2021 | 15:54 | Nga Ekonomia Online

Nga Komuna e Malishevës është bërë e ditur se në 24 orët e fundit në territorin e saj, 12 persona janë shëruar nga COVID-19, ndërsa janë regjistruar 3 raste të reja të infektuara.

Sipas kësaj komune, deri tani 729 persona janë infektuar me COVID-19, 44 kanë vdekur si pasojë e këtij virusi, ndërsa 123 raste janë aktive .

“Gjendja e përgjithshme me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar 729 persona të prekur me COVID-19, prej tyre 562 persona janë shëruar, 44 kanë vdekur dhe aktiv me COVID janë dhe 123 raste”, është thënë nga kjo komunë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme