127 pacientë me Covid-19 po trajtohen në spitalin e Pejës, 25 nga ta në gjendje të rëndë

Prishtinë | 30 Nën 2020 | 09:28 | Nga Ekonomia Online

Nga spitali i Pejës njoftojnë se 127 pacientë me Covid-19 po trajohen në këtë spital.4 pacientë janë në respirator, 100 në oksigjenoterapi kurse 25 janë në gjendje më të rëndë.

Ky është njoftimi i Spitalit të Pejës:

127 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 Pacientë janë në Respirator, 100 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 25 pacientë janë në gjendje më të rëndë. Nga Personeli i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë 32 të infektuar me Covid-19 dhe atë 9 Mjek, 12 Infermier dhe 11 punëtor të Administratës dhe Shërbimit Teknik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme