127 raste aktive me Coronavirus në Kosovë

Prishtinë | 27 Maj 2022 | 08:34 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 127.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.072, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,139 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 86 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.791 doza të vaksinës.

Deri më sot 822.958 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.666 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. 

Të ngjashme