130 familje kërkojnë ndihmën e komunës, Nushi thotë se do të ndihmohen me pako emergjente

Prishtinë | 15 Pri 2020 | 13:26 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Njëqind e tridhjetë familje nga Prishtina kanë kërkuar mbështetjen e komunës, pas situatës së krijuar nga Coronavirusi, pas hyrjes së Prishtinës në karantinë dhe vendimeve të fundit të Qeverisë.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, në një intervistë për Ekonomia Online  tha se këto raste do të evidentohen dhe komuna do t’i dalë në ndihmë më pako emergjente, e cila pritet të bëhet gjatë javës.

Nushi kërkoi nga qytetarët që të drejtohen në Ministrinë e Punëve të Brendshme për leje, si dhe bizneset të drejtohen në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

” Sot kemi hyrë në ditën e parë të aplikimit të masave të fundit të Qeverisë. Aktualisht mjaftë mirë është duke u menaxhuar në Komunën e Prishtinës. Falënderoj Policinë e Kosovës për mirëkuptimin dhe punën që po e bëjnë gjatë tërë periudhës të vendimeve. Kemi hapur një linjë telefonike 038 245 666 dhe email-adresën [email protected]”.

“Në këto adresa qytetarët mund të lajmërohen që të marrin informacione dhe t’i udhëzojmë se si të veprojnë në këtë situatë. Qofshin sociale, ekonomike ose shëndetësore. Qytetarët duhet të dinë se komuna nuk jep leje për qarkullim në territoret e karantina. Këto jepen në Ministrinë e Punëve të Brendshme, kurse bizneset në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë”.

“Kemi qenë të vërshuar nga thirrjet telefonike, të gjitha jemi duke i sistemuar. 130 kërkesa për situatë të rëndë dhe sociale. I kemi evidentuar të gjitha dhe drejtorisë së Mirëqenies Sociale iu është dërguar lista, secili prej tyre do të verifikohet dhe do t’i ndihmojmë. Jemi në gjendje t’i ndihmojmë me pakon emergjente, kurset pakot ushqimore pritet brenda një jave. FSK-ja do të ndihmojë në shpërndarjen e pakove ushqimore, higjienike dhe ushqimin nga kuzhina qendrore për rastet sociale”, u shpreh ai.

Mes tjerash, Nushi njoftoi se ka rënë numri i të infektuarve në Komunën e Prishtinës si dhe po mbikëqyren rastet e kontaktit.

“Mbrëmë janë shtuar edhe dy persona, 49 janë të infektuar në Komunën e Prishtinës. Në dy ditët e fundit përkundër numrit të testimeve në Prishtinë, ka rënie të të infektuarve. Janë në mbikëqyrje kontaktet e tyre nga IKShP-ja”, tha ai.

Vendimi për pezullimin e shujtës ushqimore për rastet në nevojë, Nushi sqaroi se ka ndodhur për shkak të masave të reja, derisa njoftoj se prej ditës së nesërme do të vazhdoj në të njëjtën mënyrë.

“Sot është pezulluar puna e kuzhinës. Sot të gjithë punëtorët në kuzhinë do të pajisen me leje adekuate do të vazhdojnë punën e tyre. Prej nesër do të fillojmë me shpërndarjen e ushqimit për rastet sociale në pika të caktuara”, ka thënë Nushi.

Të ngjashme