132 pacientë me Covid-19 po trajtohen në Spitalin e Gjakovës

Prishtinë | 28 Gus 2021 | 10:50 | Nga Ekonomia Online

132 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës.

Përmes një postimi nga faqja zyrtare e Spitalit kanë njoftuar se 112 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19 – pozitiv, ndërsa 11 pacientë të konfirmuar negativ dhe 9 ende pa konfirmim.

Në raportin 24 orësh të Spitalit thuhet se 80 pacientë me oksigjeno terapi, një me CPAP maskë dhe katër pacientë me respirator.

Njoftimi i plotë:Reklamë

Raporti 24 orësh për Spitalin e Gjakovës, datë 28 Gusht 2021, ora 8.00 është:

132 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për Covid,

112 pacientë janë të konfirmuar Covid-19 Pozitiv,

11 pacientë të konfirmuar Negativ

9 pacientë të pakonfirmuar,

80 pacientë me oksigjeno terapi,

1 pacient në CPAP maskë,

4 pacientë në respirator,

Të ngjashme