14 të vdekur dhe 752 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Prishtinë | 30 Mar 2021 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

Në 1858 ka shkuar numri i vdekjeve si pasojë e koronavirusit në Kosovë. Vetëm të martën janë regjistruar 14 raste të vdekjes.

Siç ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës rastet e vdekjes janë komunat: Prishtinë (83, 73, 72, 68, 57 vjeç), Gjakovë (73, 72 vjeç), Ferizaj (81 vjeç), Gjilan (67 vjeç), Mitrovicë (69 vjeç), Pejë (77 vjeç), Prizren (58 vjeç), Shtime (57 vjeç) dhe Vushtrri (66 vjeç).

Në 24 orët e fundit janë kryer 3892 testime për COVID-19. Nga to, 19.3 për qind rezultuan pozitive. Në shifra i bie 752 raste të reja.

Prishtina prin me rastet e reja me 341.

Sot janë regjistruar si të shëruar 665 persona. Aktualisht në vend janë 13 mijë e 666 raste aktive nga 89 mijë e 507 rastet e regjistruara deri tash.

Image
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme