14 viktimat e Covid-19 në Kosovë ishin të moshave mbi 60 vjeç

Prishtinë | 16 Sht 2021 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Gjatë 24 orëve të fundit në vend 14 persona e kanë humbur betejën me koronavirus. Sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë, në mesin e viktimave ishin tetë meshkuj dhe gjashtë femra. Kurse të gjitha viktimat ishin të moshave mbi 60 vjeç.

“Katër persona të moshës mbi 80 vjeç, shtatë ishin 70-79 vjeçarë dhe tre 60-69 vjeçare”

Kurse katër të vdekur ishin në Gllogoc, dy në Prishtinë dhe nga një në Fushë Kosovë, Lipjan, Mitrovicë, Pejë, Klinë, Malishevë, Prizren, Istog

Të ngjashme