15 maune me mallra nga Serbia nuk lejohen të futen në Kosovë

Prishtinë | 01 Qer 2020 | 13:38 | Nga Ekonomia Online

15 maune me mallra nga Serbia nuk janë lejuar të futen sot në Kosovë, pasi nuk kanë plotësuar dokumentacionin e kërkuar sipas vendimit të fundit të Qeverisë për masa reciproke, ka bërë të ditur për Kohën zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavilevci.

Për maunet që kanë dalë nga Kosova në Serbi, sipas Stavilecit, nuk ka informata se janë kthyer prapa.

Qeveria mori vendim të dielën për ashpërsimin e masave të reciprocitetit me Serbinë.

Mallrat nga Serbia, për t’u futur në vend, sipas vendimit të fundit, duhet t’i referohen Kosovës me emrin kushtetues, Republika e Kosovës.

Të ngjashme