15 pacientë me Covid-19 në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Prishtinë | 18 Gus 2020 | 08:45 | Nga Ekonomia Online

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 59 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve 38 pacientë janë në oksigjenoterapi dhe nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Ndërsa, nga personeli i Spitalit 6 mjekë, 15 infermierë dhe 4 punëtorë nga personeli jo mjekësorë janë të infektuar me Covid-19. Sipas njoftimit të këtij spitali, 5 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19.

Të ngjashme