156,418 pako FOL dhe INT të Valës janë aktivizuar gjatë korrikut

Prishtinë | 08 Gus 2019 | 14:22 | Nga Ekonomia Online

Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, ka njoftuar se pakot FOL dhe INT të valës janë rritur në 156,418 pako.

Njoftimi i plotë:

Interesimi i madh i konsumatorëve për pakot FOL dhe INT dëshmohet edhe me shifra zyrtare!

Përderisa në fillim të këtij viti ishin 74,655 aktivizime të pakove FOL dhe INT, në muajin korrik 2019 kjo shifër ka arritur në gjithsej 156,418 pako të aktivizuara nga konsumatorët tanë përmes numrit 50555!

Ndërsa totali i produkteve të Vala-s (FOL,INT,REG,ALB,TRIP,XGB, etj.) të aktivizuara në muajin e kaluar përmes numrit 50555 arrinë shifrën 219,429.

Kjo është bërë e mundur me aplikimin e sistemeve që lehtësojnë aktivizimin e produkteve, ofrimin e produkteve shumë atraktive, dyfishimin e sasisë së internetit dhe ofrimin e komunikimit të PAKUFIZUAR.

Të ngjashme