16 të arrestuar, dyshohet se janë përfshirë në trafikim të armëve

Prishtinë | 29 Gus 2018 | 16:17 | Nga

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ka zhvilluar hetime intensive, me qëllim të zbardhjes së veprimtarisë kriminale të disa të dyshuarve që merreshin me kryerjen e veprave penale të trafikimit të armëve.

Duke u bazuar në urdhëresën e gjykatës kompetente, në rajonin e Prishtinës (në katër lokacione), atë të Gjilanit (në dy lokacione) dhe Ferizajt (gjashtëmbëdhjetë lokacione), është zhvilluar Operacioni Policor i koduar me emrin “SYRI”, i cili ka rezultuar me arrestimin gjashtëmbëdhjetë (16) personave të dyshuar për trafikim me armë.  Njësitet policore në njëzet e dy lokacione, kanë kryer kontrolle të shtëpive dhe objekteve përcjellëse, pronë e të dyshuarve me qëllim të mbledhjes së provave për veprimtarinë kriminale të të dyshuarve.

Gjatë këtij operacioni policor, janë sekuestruar provat materiale:

  • 19000 euro para kesh,
  • 3 armë të gjata,
  • 17  armë të shkurta kalibri i ndryshëm,
  • 2850 fishek kalibri të ndryshëm,
  • 20 karikatorë,
  • 1 pasaportë bullgare
  • 3 telefona
  • dokumente tjera që vlejnë për procedurë të mëtejme gjyqësore.

Personat e dyshuar, në bazë të vendimit të prokurorit dërgohen në mbajtje.

Policia mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave të saja kushtetuese e ligjore për të ofruar rend dhe siguri publike, luftuar aktivitetet kriminale, përfshirë edhe trafikimin e armëve

Të ngjashme