17 vjeçari që u gjet i pajetë në shinat e trenit në Zvicër është nga rrethina e Pejës

Prishtinë | 27 Gus 2019 | 11:05 | Nga Ekonomia Online

Gjendet i pajetë në shinat e trenit, 17-vjeçari shqiptar nga rrethina e Pjeës, që vdiq në Zvicër, bën të ditur “Panorama”.

Viktima quhet Leon (Lulzim) Sahiti, 17 vjeçar me prejardhje nga rrethina e Pejës, i cili ka humbur jetën tragjikisht pak ditë më parë, në shinat e trenit në qytetin Thun të Kantonit të Bernës, Zvicër.

Trupi i pajetë i adoleshentit u gjet mëngjesin e ditës së shtunë dhe nuk u bë e mundur të identifikohej menjëherë.

Por familja ka konfirmuar se bëhet fjalë për Leon (Lulzim) Sahiti, 17 vjeç.

Mbi bazë të të dhënave të deritashme, policia konsideron se bëhet fjalë për një vdekje aksidentale.

Të ngjashme