18 vjet nga masakra në Reçak

Prishtinë | 15 Jan 2017 | 10:54 | Nga

Me 15 janar, saktësisht para 18 vjetëve në Reçak ishin vrarë e masakruar 45 civilë shqiptarë.

Këtë të diel do të mbahet edhe përvjetori i zakonshëm i kësaj ngjarje tronditëse, por edhe vetëdijesuese për bashkësinë ndërkombëtare për gjenocidin që Serbia po i shkaktonte popullit shqiptar të Kosovës.

Reçakun do ta vizitojë edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, derisa dje atje ishte Presidenti, Hashim Thaçi.

Presidenti pohoi se maskara nuk duhet të ndodhte asnjëherë, porse ishte pikërisht ajo që sensibilizojë spektrin ndërkombëtar dhe i tregoi botës se Serbia po bënte gjenocid në popullsinë shqiptare.

I pranishëm dje, e shtunë, në memorialin në Reçak ishte edhe Ish ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, të cilit edhe i është ngritur një përmendore.

Të ngjashme