180 raste të sëmundjes gungore në Deçan

Prishtinë | 30 Gus 2016 | 16:14 | Nga

Sëmundja gungore e gjedheve në Komunën e Deçanit, është duke u shpërndarë me ritëm të shpejtë dhe se në mungesë të vaksinave ndaj kësaj sëmundje, “lufta” e vetme e kësaj komune ka mbetur spërkatja e hapësirave kundër insekteve.

Kryetari i Komisionit në shtabin emergjent të krijuar nga Komuna e Deçanit, Jashar Hulaj, ka bërë më dije së nga mbi 12 mijë krerë lopë sa ka kjo komunë, kanë identifikuar mbi 180 krerë të prekura nga kjo sëmundje, ku 25 prej tyre kanë ngordhur.

“Ne si institucion në bashkëpunim me veterinarët çdo ditë jemi në teren për të bërë edhe evidentimin e lopëve të prekura nga kjo sëmundje. E vetmja ndihmë nga ne është t’i këshillojmë që të spërkaten që të mos afrohen insektet, pas ngordhjes se tyre. Ne ua mundësojmë groposjen në bashkëpunim më kompaninë ‘Hixhena’ dhe të mbajmë evidencë për numrin e tyre”, ka thënë Hulaj.

Të ngjashme