180 veteranë të UÇK-së largohen nga lista e pagave

Prishtinë | 25 Gus 2019 | 10:58 | Nga Ekonomia Online

Në Kosovë gjatë muajit qershor 38 mijë e 52 persona kanë përfituar nga Skema e pensioneve për veteranët luftës.

Nga statistikat e publikuara tek ‘ASK, Kosova pagoi 6 milionë e 380 mijë euro për pensionet e veteranëve, transmeton Indeksonline. 

Ndërsa në gjashtë mujorin e parë, Qeveria e Kosovës pagoi 38 milionë e 435 mijë e 385 euro.

Sipas ‘ASK’ shihet se numri i veteranëve ka shënuar ulje. Në muajin janar ishin 38 mijë 232 veteranë, ndërsa në qershor 38 mijë e 52 persona.

Të ngjashme