Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 14 204 raste nga 54 443 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 568 raste të vdekjes.
IKShPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.643 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2 993.