Dy pacientë me Coronavirus në gjendje të rëndë, pesë lirohen në shtëpi

Prishtinë | 17 Pri 2020 | 12:43 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Momentalisht në Klinikën Infektive janë të shtrirë 52 pacientë të infektuar më Coronavirus, dy prej të cilëve janë në gjendje më të rëndë, raporton Ekonomia Online.

Kështu ka thënë në një konferencë për medie infketologu Shemsedin Dreshaj.

“Në Klinikën Infektive janë 52 pacient prej tyre 11 janë në kujdes intensiv dhe me oksigjeno terapi dhe 2 janë në gjendje kritike dhe janë të shtruar në njësinë e mjekimit intensiv. Njëra prej tyre është e intubuar”.

“Sot kemi evidentuar një vdekje të radhës që është nga fshat Nerodime e Ferizajt dhe i moshës 70 vjeç dhe ky pacient ka pasur edhe sëmundje të tjera”, tha Dreshaj.

Ai ka bërë të ditur se nga Klinika janë edhe 5 pacientë të shëruar dhe në pritje të rezultateve janë edhe 6 pacient të tjerë të cilët janë të shtrirë në Infektivë.

Ai ka thënë se pacienti që ka vdekur sot ka qenë i shtrirë prej datës 13 prill, raporton EO.

Dreshaj ka folur edhe për gjendjen e gruas shtatëzënë dhe foshnjes së saj.

Gjendja e foshnjës është e mirë dhe foshnja për nga ekzaminimet është e gjallë, ndërsa gjendja e nënës është e rëndë.

Të ngjashme