20 anesteziologë e infermierë të QKUK-së dalin pozitivë në Covid-19

Prishtinë | 05 Nën 2020 | 20:07 | Nga Ekonomia Online

Dhjetë anesteziologë dhe 10 infermierë në Klinikën e Anesteziologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar drejtor i Klinikës së Anesteziologjisë në QKUK, Nehat Baftiu.

“10 anesteziologë dhe 10 infermierë janë të infektuar. Gjendja e tyre është e mirë, ashtu po na thonë kur po flasim me telefon”, tha Baftiu.

Ndryshe, sot në Kosovë u konfirmuan raste rekord të infektimeve. Për 24 orë u konfirmuan 661 të infektuar dhe 6 të vdekur nga koronavirusi.

Të ngjashme