Më 20 dhjetor protestohet kundër shtrenjtimit të rrymës

Prishtinë | 18 Dhj 2017 | 09:23 | Nga

Të mërkurën më 20 dhjetor do të protestohet kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Protesta do të mbahet para zyrave të KEDS në ora 12:00.

“Kjo protestë thirret nga një grup qytetarësh pa prapavijë partiake. Disa nga qytetarët e grupit organizativ ishin të përfshirë në protestat e vitit 2013 kundër skandalit të fryrjes së faturave nga KEK-u dhe disa të përfshirë në protestat me hashtag #protestoj”, thuhet në ngjarjen e paralajmëruar në Facebook.

“Protesta ka për qëllim parandalimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike të paralajmëruar nga Qeveria e Kosovës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme