20 Kompani nga Kosova pjesëmarrëse në Forumin e Austrisë

Prishtinë | 09 Nën 2021 | 13:53 | Nga Ekonomia Online

Në Odën Ekonomike Federale të Austrisë WKÖ në Vjenë po mbahet forumi ekonomik, në të cilën po marrin pjesë edhe kompani nga Kosova.

Krahas 20 kompanive të IT-së nga Kosova, do të mund të takojnë mbi 30 kompani austriake dhe të shikojnë mundësinë për thellim të bashkëpunimit.

Prezentë në Forum janë edhe Ministrja Hajdari dhe zv. ministri i ekonomisë Mentor Arifaj . “Gjatë vizitës zyrtare në Vjenë të Austrisë, do të takohem edhe me Ministren Federale për Çështjet Dixhitale dhe Ekonomike të Austrisë, znj. Schramböck, për të diskutuar rritjen e bashkëpunimit të ndërsjellë ekonomik. Qëllimi i vizitës është forcimi i bashkëpunimit me Austrinë në sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit ku do të kemi takime me biznese të ndryshme austriake”, ka shkruar Arifaj në “Facebook”.

Të ngjashme