20 vjet nga Beteja e Kosharës

Prishtinë | 09 Pri 2019 | 07:23 | Nga Ekonomia Online

Sot shënohet 20 vjetori i Betejës së Kosharës e zhvilluar më 9 prill të vitit 1999.

Kjo betejë është njëra ndër më të përgjakshmet dhe më heroiket të UÇK-së.

Beteja u zhvillua në kuadër të operacionit “Shigjeta” në brigadën 138 në krye të së cilës ishte Agim Ramadani.

Thyerja e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë i hapi rrugë furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës në brendësi të Kosovës.

Për nder të dëshmorëve të kësaj beteje sot do të mbahet manifestimi tradicional “Ditët e Shqipes 2019”, ku do të marrin pjesë krerët më të lartë shtetëror.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme