BE: 2019-ta qenësore për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, Shqipëria pritet t’i hapë negociatat

Prishtinë | 22 Jan 2018 | 16:23 | Nga

Viti 2019 do të jetë qenësor për vendet e Ballkanit Perëndimor për integrimin në BE, ku pritet edhe nënshkrimi i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, përderisa po në këtë vit Maqedonia dhe Shqipëria pritet t’i hapin negociatat për pranim me Brukselin.

Strategjia e Zgjerimit të BE-së “Perspektiva Kredibile e Zgjerimit për Ballkanin Perëndimor”, do të prezantohet në Parlamentin Evropian më 6 shkurt.

Ky prezantim do të përfshijë edhe vlerësimin e datave specifike për hyrjen e Malit të Zi dhe Serbisë.

Këto dy vende do të kenë 2019-ën të rëndësishme për negociata lidhur me bllokimin e kapitujve 23 dhe 24, që i referohen të drejtave juridike dhe fundamentale, drejtësisë, lirisë dhe sigurisë.

Kjo strategji do të prezantohet nga Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësi të Mirë i BE-së, Johannes Hahn.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme