21 të lënduar nga aksidenti, mes veturës së Policisë dhe minibusit të nxënësve

Graçanicë | 27 Dhj 2018 | 09:33 | Nga Ekonomia Online

Në Graçanicë, 21 persona janë lënduar nga një aksidenti trafiku që ndodhi mes një veture të Policisë së Kosovës dhe një minibusi që po transportonte nxënës.

Sipas informatave që ka Policia e Kosovës lëndimet nuk janë të rënda.

“Rreth orës 06:30, në Graqanicë ka ndodh një aksident trafiku, mes një automjeti zyrtar të policisë dhe një furgoni (që po transportonte nxënës). Deri tani ndihmë mjekësore kanë kërkuar 21 persona. me rastin po merret njësiti i trafikut”, deklaroi zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme