21 vjet nga eksodi i kosovarëve, mbahet akademi solemne “Faleminderit Shqipëri”

Prishtinë | 18 Jan 2020 | 10:24 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në përkujtim të 21-vjetorit mikpritjes së Shqipërisë gjatë eksodit të popullit të Kosovës në vitin 1999 është mbajtur akademi solemne “Faleminderit Shqipëri”, raporton Ekonomia Online.

Në këtë akademi solemne kanë marrë pjesë edhe krerët më të lartë institucional presidenti Hashim Thaçi, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, kreu i VV-së Albin Kurti, ish-Presidenti Fatmir Sejdiu etj.

Ipeshkvi Don Viktor Sopi, nga Caritas Kosova, shprehu falënderim për çdo familje dhe institucionet e Shqipërisë për përkrahjen gjatë eksodit  të popullit të Kosovës në vitin 1999.

“Carsitas Kosova kishte kënaqësinë të bënë këtë falënderim në tempullin me emër Pjetër Bogdani që t’ju themi institucioneve të Shqipërisë familje t’ju themi falënderim kur ishte një eksod biblik”.

“Kur dashuria ndahet ajo bëhet më e madhe, them faleminderit Shqipëri”, tha ai.

Imzot Dodë Gjergji, tha se edhe pse viti 1999 ishte i tmerrshëm, demonstrimi i dashurisë dhe mirëpritjes nga populli i Shqipërisë e ka bërë më të lehtë, këtë dhimbje.

“Viti 1999 ishte një vit i tmerrshëm, por nëse duam të shohim në dimensionin pozitiv atëherë ka qenë viti i demonstrimit të dashurisë dhe bujarisë shqiptare në Shqipëri ku kanë hapur dyert e zemrave t’i pranojnë vëllezërit nga Kosova që kanë qenë të dëbuar dhunshëm nga shtëpitë e tyre”, tha ai

“Ndihma ishte e menjëhershme e gjithanshme dhe e shumëllojshme. Mendoj se këta njerëz meritojmë një falënderim. Një falënderim i tillë nuk ka munguar. Kjo s’do të mjaftonte po mos të kishim mbështetjen e kishave dhe institucioneve të tjera fetare”, theksoi ai.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) Kosovës Naim Tërnava, tha se kemi obligim moral e hyjnor te jemi pranë njeri-tjetrit si në të mirë ashtu edhe në vështirësi.

“Sot jemi tubuar për të kujtuar mirësinë bujarinë ndihmën e mikpritje e Shqipërisë për vllezërit nga Kosova kur Kosova lufton për lirinë e saj. Në këtë kohë, qytetarët gjetën mikpritje vëllazërore”.

“Popullata e Shqipërisë familjet hapen dyert për qytetarët e Kosovës. Rol kishte popullata e Shqipërisë që ndau gjithçka me ne. Kemi obligim moral e hyjnor ta kultivojnë te jemi pranë njeri-tjetrit si në të mirë ashtu edhe në vështirësi. Falënderojmë çdo familje shqiptare si në Shqipëri, Maqedoni që strehuan vëllezërit tanë, faleminderit ShBA”.

Kjo akademi organizohet në shenjë falënderimi shqiptarëve dhe Shqipërisë, për mikpritjen e ofruar dhe dashurinë vëllazërore që kemi përjetuar në momentet më të vështira të historisë së re të Kosovës.

Të ngjashme